E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Pitbullët sërish vrasin, shqyejnë pronaren e tyre
Policët kanë vrarë dy qen të cilët sulmuan pronaren e tyre të shtunën në mëngjes. Viktima më vonë vdiq nga lëndimet e rënda.

Sipas departamentit të policisë në Irving, sulmi ndodhi rreth orës 11:45 në një spitalkafshëve.

Dy pitbull të vegjël e kafshuan pronaren e tyre 33 vjeçare Johana Villafane, e cila po luante me qentë.

Të punësuarit e tjerë në spitalin e kafshëve e kuptuan se nuk e kishin parë Villafane për disa orë, kështu që ata shkuan për të kontrolluar.
Kur ata u kthyen, e panë atë me gjakderdhje në tokë pasi u sulmua nga qentë.

Punëtorët e thirrën 911 dhe kur policët arritën atje, ata thanë se qentë akoma po e sulmonin 33 vjeçaren.

Policia nuk kishte mundësi të ndërhynte prandaj i vranë ata.

Villafane u dërgua në një spital lokal por u shpall e vdekur më vonë.
Shtuar më 24/03/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori