Thaçi fton në takim Kurtin

Pesidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, kreu i shtetit i ka lënë të hapura tri orare për Kurtin, atë në ora 10:00, në ora 11:00 si dhe në ora 12:00.

Kujtojmë se dy ditë më parë Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm si kryeministër.

Ndërkohë në vend presioni amerikan për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është rritur, ndërsa Thaçi i ka kërkuar qeverisë që të mblidhet dhe ta heqë menjëherë këtë masë ndaj Serbisë.


Shtuar 11.03.2020 08:12