Eksperti: Objektivi i Rusisë, bunkeri ku strehohet Zelensky

“Qendra e kontrollit” e Kievit, një bunker nën zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky, mund të jetë objektivi kryesor i forcave ruse për t’u hakmarrë për fundosjen e luftanisjes Moskva, raporton La Repubblica.

Eksperti ushtarak Oleg Zhdanov thotë se mund të jetë një sulm shqetësues në qarkun qeveritar të Kievit. Por, shpjegon se qendra vendimmarrëse është e mbrojtur mirë.

Ajo u ndërtua në kohën sovjetike në pritje të një sulmi të mundshëm bërthamor.

Edhe pse teknologjia e armëve ka bërë prej kohësh një hap përpara, objekti është i mbrojtur mirë.

Sipas Zhdanov, edhe një sulm bërthamor nuk mund të përjashtohet, por nëse rusët do të përdornin armë bërthamore, lufta do të kalonte në një plan krejtësisht tjetër.