Pikturat e vjedhura të Van Gogh në duart e mafias italiane

Dy piktura të Van Gogh të vjedhura nga një muze në Amsterdam më 7 dhjetor 2002, janë rikuperuar nga policia italiane pas një hetimi masiv nga prokuroria italiane dhe zyrtarët kundër krimit të organizuar.

Sipas autoriteteve italiane, pikturat ishin në posedim të mafias napolitane. Ato kanë qenë midis aseteve me vlerë miliona euro që i janë sekuestruar grupit të Camorras.

Bëhet fjalë për pikturat “Plazhi i Scheveningen”, e vitit 1882 që vlerësohet si e paçmueshme dhe “Dalja nga Kisha protestante e Nuenen”, e vitit 1884.

Zyrtarët e muzeut në Amsterdam nuk bëjnë të ditur nëse pikturat do t’u rikthehen atyre, por konfirmuan se ato ishin në gjendje të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2016, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori