Pheniani për sanksionet e OKB-së: Reagimi ynë do të jetë i fortë!
Koreja Veriore është revoltuar pas paketës së sanksioneve të reja ekonomike nga Këshilli i Sigurimit në OBK.

Pheniani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se duhet të presin një reagim shumë të fortë dhe me pasoja të paqëndrueshme.

“Për sa kohë kemi arsenalin tonë bërthamor,” ka deklaruar një zyrtar i Koresë së Veriut në CNN, “ne mund të garantojmë siguri dhe paqe për vendin tonë”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht një paketë të re sanksionesh ndaj Koresë së Veriut.

Masat u miratuan në mënyrë unanime, pasi Rusia dhe Kina, aleatë të Penianit, ranë dakord me këto sanksione të reduktuara. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori