Pfizer merr vendimin drastik: Do të zvogëlojë dërgesat në Evropë
Laboratori amerikan i Pfizer ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ketë një rënie në dërgesat e vaksinave Covid në Evropë, në pritje të përmirësimit të aftësive të saj të prodhimit. Kjo u njoftua nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, i cili theksoi se ulja e përkohshme do të prekë të gjitha vendet evropiane.

Është e paqartë se sa kohë do të duhet që Pfizer të kthehet në kapacitetin e plotë të prodhimit, i cili do të rritet nga 1.3 në 2 miliardë doza në vit.

Shuma e zvogëlimit nuk është specifikuar për Evropën në tërësi, por për Norvegjinë rënia do të jetë 17.8%./A2news
Shtuar më 15/01/2021, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori