Pezullohet gjykimi ndaj Mohamed Morsit
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe 14 ndihmësve të tij është pezulluar përkohësisht pasi një nga avokatët ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri ndërsa ka kërkuar nga gjykatësi i qështjes që të japë dorëheqje nga ky rast.

Pas kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e apelit duhet të vendosë nëse do të caktojë apo jo, një panel të ri të gjyqtarëve për ta gjykuar Morsin dhe ndihmësit e tij.

Mohamed Morsi dhe 14 të tjerët, akuzohen se kanë nxitur përkrahësit e organizatës islamike që të vrasin protestues islamik. Vrasjet, sipas prokurorisë, kanë ndodhur jashtë pallatit presidencial, në dhjetor të vitit 2012. Në përleshje, janë vrarë dhjetë persona.

Ish presidenti i Egjiptit po përballet edhe me tri gjykime të tjera, ku përfshihen akuzat për konspiracion, për mospërfilje të gjykatës si dhe për një arratisje nga burgu në vitin 2011-të.

Mohamed Morsi ishte president i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt u rrëzuar një vit pasi mori detyrën e presidentit, si rezultat i protestave masive kundër sundimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2014, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori