Petrovic: Te gjenden autoret e sulmit ndaj Mileticit
Albeu.com
Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç ka kërkuar sot nga organet e rendit në Kosovë që të fillojnë sa më shpejt hetimet për të zbuluar autorët ndaj sulmit të deputetit të partisë së tij, Petar Miletiç.
“Ka njerëz në Policinë e Kosovës që më thone se, edhe brenda policisë ekzistojnë individe, të cilët pengojnë apo nuk dëshirojnë që hetimet te vazhdojne. Ju kërkoj që të ndërmerrni masa pasi nëse vazhdohet kështu ato gjurmë mund të humbin, dhe shumë shpejt mund të vijmë në gjendje të njëjtë. Kërkoj nga kryeministri, presidenti edhe kryetari i Kuvendit, qe seriozisht të merren me këtë çështje”, tha Petroviç gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Miletiç është plagosur të hënën në veri të Mitrovicës nga një person i armatosur, ndërkohë ende nuk është arrestuar askush në lidhje me këtë sulm.
Shtuar më 08/07/2010, ora 16:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori