Petritsch: Bërçko, model i mundshëm për veriun e Kosovës
Albeu.com
Ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch, në një intervistë për BBC ka thënë se një ndarje që do të krijonte një entitet me status special do të mund të ishte një zgjidhje kalimtare për veriun e Kosovës.Ai tha se modeli i Bërçkos në Bosnjë e Hercegovinë do të mund të ishte i aplikueshëm edhe për qytetin e Mitrovicës. Mirëpo ai shton se Kosova duhet të ruhet në kufijtë e saj aktualë.

Petritsch, i cili ka shërbyer si ambasador i Austrisë në OKB në Gjenevë, ka mbështetur bisedimet e drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje politike për Kosovën, bazuar në kornizat e planit Ahtisaari.

Ai tha se duhet kërkuar një rol të modifikuar për policët serbë të SHPK-së, të cilët do të duhej të ishin nën mbikëqyrjen e misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX.

Shtuar më 13/08/2008, ora 05:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori