Peshkatari gjen shishen në det, nuk doli xhind por e bëri të famshëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shishja me një mesazh brenda kishte “lundruar” nëpër Detin Mesdhe për më shumë se 800 kilometra, kurse në ujë ishte hedhur nga një plazh në ishullin grek Rodos.

Peshkatari palestinez Jihad al-Soltan është befasuar, kur jo shumë metra larg plazhit afër Gazës, gjeti në det një shishe e cila brenda kishte një letër, raporton Reuters.

Atë e kishin hedhur një çift anglez, të cilët gjatë korrikut kishin shkuar për pushime në Rodos.

“Jemi për pushime në Rodos dhe do të dëshironim të dimë deri kur do të lundrojë kjo shishe.
Na lajmëroni, edhe nëse arrin deri tek plazhi tjetër”, thuhej në porosinë brenda shishes të cilën e kishin shkruar Zac Marriner dhe Bethany Wright.

Peshkatari palestinez menjëherë u kishte kthyer përgjigje studentes britanike dhe të dashurit të saj, të cilët i kishin shkruar edhe adresën e tyre elektronike.

Soltan ka pranuar se ka qenë i befasuar kur e kuptoi se shishja kishte arritur të “depërtojë” dhe të kalojë të gjitha pengesat e Detit Mesdhe, pavarësisht bllokadës detare nga ana e Izraelit dhe zonës së kufizuar për peshkim, të cilën izraelitët e kishin futur në fuqi si arsyetim se me këtë veprim po mundohen të parandalojnë kontrabandimin e armëve nga ana e Hamasit.

“Për dallim nga ne peshkatarët që nuk guxojmë të lundrojmë më larg se 8 kilometra nga bregu, kjo shishe ka arritur të kalojë përmes ujërave ndërkombëtare dhe të kalojë një numër të madh të kufijve.

Shpresoj që edhe ne një ditë do të jemi si ju të lirë”, ka shkruar Soltan.


Shtuar më 18/06/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori