Një peshkaqen i madh ka mbytur sot në Australi një grua 63 vjeçare e cila me bashkëshortin e saj dhe me disa miq kishin shkuar të
notonin mëngjesin e sotëm afër
plazhit Tatra.
63–vjeçarja
Christine Armstrong ishte trajnere noti.
Polisia njoftoi se
peshkaqeni e sulmoi 63–vjeçen
Christine Armstrong teksa po notonte rreth 600 metra larg
plazhit Tatra. Ajo ishte më larg miqve të sat që cilët edhe ata po
notonin, në mesin e të cilëve gjendej edhe bashkëshorti i saj kur u sulmua nga
peshkaqeni tre-katër metra i madh.
Menjëherë është filluar të kërkohet trupi i gruas por deri tani nuk gjetur asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2014,
ora 13:36