Peshkaqeni sulmon turistët në Sharm-El-Sheikh, 12 vjeçari humb krahun
Një 12-vjeçar dhe personi që shërbente si guidë gjatë udhëtimit turistik, ranë pre e një sulmi të tmerrshëm peshkaqeni në brigjet e Egjiptit, në një destinacion të njohur turistik.

I mituri, nëna e tij dhe guida, ishin pjesë e një grupi prej gjashtë personash që u sulmuan nga peshkaqeni.

Grupi po notonte me një udhëzues lokal rreth gumës Ras Muhammud në Sharm-El-Sheikh kur tre nga grupi ranë pjesë e sulmit.

Ata u deshën të ngjiteshin në një gumë koralore, por tre prej tyre u plagosën rëndë si pasojë e sulmit. I mituri humbi krahun e tij, pavarësisht përpjekjeve të kirurgëve.

Zyrtarët mbyllën zonën e Parkut Kombëtar Ras Mohammed ku ndodhi sulmi. Vitet e fundit ka pasur një varg sulmesh përgjatë asaj pjese të vijës bregdetare.

Në dhjetor 2010, një seri njerëzish u sulmuan nga peshkaqenët në ujëra të cekëta në Sharm-El-Sheikh.

Shtuar më 28/10/2020, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori