Së paku pesë persona kanë humbur jetën, kur
rrëshqitja e
dheut shembi disa
shtëpi në
Kaliforni.
Siç njofton AP, pas stuhisë së shiut dhe vërshimeve, disa
shtëpi u shkatërruan tërësisht si pasojë e rrëshqitjes së
dheut.
Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë për t’i zhvendosur qytetarët në zona të sigurta, për shkak të rrugëve të bllokuara.
“Pesë trupa janë gjetur brenda dhe rreth Montecitos”, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve në Santa Barbara. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 19:51