Benzin e “përpijnë” flakët gjatë ecjes në Patos (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në aksin Fier-Patos.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:50, kur makina ishte në ecje e sipër.

Sipas informacioneve paraprake, makina ishte në përdorim nga shtetasi me inicialet D.K, i cili mësohet se e kishte marrë me qera Benzin.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com/


Shtuar 27.10.2021 14:48