Pesë mësime nga zgjedhjet italiane (FOTO LAJM)

Italianët shkuan para kutive të votimit dje për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat ishin të fokusuara kryesisht në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me emigracionin dhe papunësinë.

Këto janë mësimet më të mëdha që dolën nga këto zgjedhje:

1. Asnjë fitues i plotë

Deri më tani, kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave, asnjë parti apo koalicion nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të ulëseve që të mund të krijojë qeverinë e vetme duke e bërë të domosdoshëm një koalicion, i cili gjithashtu duket i vështirë.

2. Fituan partitë anti-sistem
Lëvizjet populiste si 5 Yjet dhe Lega Nord korrën një sukses të paparë në zgjedhje duke dalë të avantazhuara krahasuar me partitë e tjera që janë pro BE dhe pro-euro. Kjo pritet të sjellë edhe probleme në Bashkimin Europian nëse partitë në fjalë implementojnë plotësisht programin e tyre, përcjell Albeu.com.

3. Fitorja e Berlusconit nuk mjafton
Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë shumicën e votave deri më tani, por kjo nuk mjafton për të bërë qeverinë duke e detyruar Berlusconin t'u shtrijë dorën partive të tjera të djathta.

4. Humbje e pritshme e të majtëve

Pritej që e majta të kishte rrjedhje votash në këto zgjedhje nisur nga papunësia e madhe si edhe problemet me emigracionin, megjithatë rezultati i pritshëm nuk ishte ky. Ka zëra ende të pakonfirmuar në mediat italiane se Renzi mund të tërhiqet pas këtyre rezultateve.

5. Tjetër?

Rezultatet e dala deri më tani konfirmojnë se duke filluar nga gjysma e dytë e marsit negociatat do të jenë të ethshme mes partive për të siguruar maxhorancën qeverisëse.

Në kushtet aktuale, askush nuk do të mundet të implementojë programin e tij siç e ka premtuar ç'ka mund të sjellë tronditje të tjera të sistemit gjatë periudhave në vijim. Përgatiti Albeu.com
Shtuar më 05/03/2018, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori