Pesë broçkulla për Korenë e Veriut, që nuk duhen besuar më (FOTO LAJM)

Drejtuesit dhe ushtria janë besnike ndaj Kim Jong-un
Koreja e Veriut është një diktaturë e udhëhequr nga Kim Jong-un, në të cilën shkelen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të individit, siç denoncojnë organizatat e ndryshme humanitare, përfshirë Amnesty International. Por kjo nuk do të thotë që e gjithë ushtria dhe të gjithë drejtuesit e lartë janë besnikë ndaj Kimit dhe familjes së tij.

Hazel Smith, një profesor në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës, shpjegoi se menaxhimi i pushtetit në Korenë e Veriut është shumë më fragmentar se sa shkruhet në median perëndimore.

Ka një elitë në vend të formuar edhe nga familje të tjera që dominojnë skenën politike, ekonomike dhe ushtarake të regjimit, të cilat në situata të caktuara mosmarrëveshjesh, mund ta bëjnë qeverinë e Koresë së Veriut më pak të qëndrueshme se sa mund të imagjinohet.

Këto familje dominojnë fusha të ndryshme të jetës së vendit, nga burimet financiare tek sektorët e sigurisë dhe pajisjeve ushtarake. Ka ndodhur gjithashtu që në të kaluarën të shfaqen rivalitete mes tyre.
Koreja e Veriut është një vend, në qendër të vëmendjes së medias botërore për shkak të testeve bërthamore dhe raketave me të cilat diktatori Kim Jong-un kërcënon stabilitetin e zonës.

Regjimi i Penianit është veçanërisht i mbyllur për pjesën tjetër të botës. Është shumë e vështirë për të marrë lajme të besueshme nga brenda dhe, për pasojë, kjo ka inkurajuar përhapjen e broçkullave në lidhje me të. Më siper gjeni, pesë mitet e rreme më të zakonshme. /bota.al/
Shtuar më 25/09/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori