E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Përveç krizës, grekët i ka kap edhe pesimizmi
Shumë grekë, veçanërisht mjekë dhe specialistë në teknologjinë e informacionit, po largohen nga Greqia drejt Gjermanisë për të punuar.

Vendi që pranon më shumë emigrantë grekë sot është Gjermania, sepse ka një diferencë të madhe të pagave dhe shumë papunësi në Greqi. Sipas të dhënave, në vitin 2010 u larguanGjermani 5 mijë persona, në vitin 2011 u larguan 9 mijë persona dhe në gjysmën e parë të vitit 2012, 15 mijë persona. Aktualisht janë 6 mijë mjekë grekë, që punojnë në Gjermani.

Ndërkaq sondazhet bëjnë të ditur edhe një herë se grekët janë një prej kombeve më pesimiste në botë, për shkak të mungesës së parave dhe mosbesimit të konsumatorëve. Në Greqi, 9 në 10 qytetarë mendojnë se vendi i tyre është në recesion, ndërsa po aq besojnë se kriza do të zgjatet edhe në muajt që pasojnë.

Sondazhi sugjeron se 8 prej 10 vendeve më pesimiste të botës janë në Evropë, ku rënia e zgjatur ekonomike ka çuar në nivele shumë të larta të pesimizmit. Pozita e fundit mbahet nga Hungaria me 30 pikë, Portugalia 40 pikë, Italia 41 pikë, për të arritur te Greqia me 43 pikë.
Shtuar më 20/07/2012, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori