Përshkallëzohen protestat në Tajlandë
Përshkallëzohen protestat në Tajlandë, dhjetëra protestues kaluan sot mbi rrethimin e godinës qeveritare dhe hynë në brendësi të oborrit të Kryeministrisë së Tajlajdës, e cila po ruhet nga qindra policë.

Protestuesit anti-qeveritar më pas edhe kanë rrëzuar rrethimet e ngritura, por janë larguar nga perimetri i brendshëm i godinës.
Qindra policë të paarmatosur janë duke mbrojtur këtë godinë nga protestuesit, të cilët kanë rrethuar qeverinë që nga e hëna.

Për shkak të presionit të vazhdueshëm, dhe krizës së thelluar politike në vend, kryeministrja Yingluck Shinavatra caktoi para pak ditësh datën 2 shkurt si datë të zgjedhjeve në Tajlandë.

Edhe pak këtij vendimi protestuesit dhe forcat opozitare ende nuk janë qetësuar. Protestuesit vazhdojnë të jenë në rrugët e qyteteve. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2013, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori