Zgjerohet zinxhiri i të infektuarve në Krujë, sa raste u shënuan në orët e fundit

Janë rikthyer sërish rastet e reja me koronavirus në Krujë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 4 persona, pjesë e zinxhirit të kontakteve të fasonerive.

Ky është numri më i lartë i rasteve që është zbuluar në një ditë për këtë javë, ku të hënën dhe të mërkurën nuk pati asnjë rast të ri. Në total gjatë ditës së djeshme kanë kryer 64 testime, prej të cilëve katër rezultuan pozitive, megjithatë pritet konfirmimi nga ministria.

Kruja është pjesë e bashkive të kuqe në vend, ku ditën e djeshme regjistronte 63 raste aktive./albeu.com/


Shtuar 14.05.2020 07:21