Rrugët “lahen” nga nafta, përmbyset autoboti në Qafë Thanë (FOTO LAJM)

Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur pasditen e sotme në Qafë Thanë.

Nga aksidenti i ndodhur, nafta ka përfunduar e gjitha në rrugë.

Kamioni i mbushur me karburant është përmbysur në rrethane ende të paqarta.

Sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit për të bërë pastrimin e rrugës nga nafta.

Nuk raportohet për trafik për shkak se rruga është e kalueshme momentalisht./albeu.com/