Nuk fshihen më! Bojken Lako na prezanton me të dashurën e re (FOTO LAJM)

Prej muajsh në mediat online kanë qarkulluar lajmet për lidhjen e re që artisti i njohur Bojken Lako po jeton. Aludimet nisën pasi Bojkeni ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze, dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku.

Por një imazh të qartë të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Bojkenit ende nuk e kishim. Së fundmi vetë artisti ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto me partneren e tij, duke e prezantuar atë me gjithë ndjekësit e tij. Ata shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa Bojken është duke e puthur në faqe.

Mesa duket gjërat po shkojnë më së miri mes tyre dhe ata janë ndjerë gati për ta bërë publike lidhjen. Bojkeni e ka bërë tag në Instagram partneren duke e shoqëruar me një emoji zemre. Ndërkohë që Izzy shihet se ka mbështetur partnerin e saj në “Festivalin e Këngës” duke publikuar një story teksa ndodhet në sallën e Pallatit të Kongreseve.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha Bojken ne nje interviste se fundmi.


Shtuar 23.12.2022 14:59