Përplaset kamioni, 11 persona humbin jetën
Aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur ne autostradën 16 në kryqëzimin Ripalta, në provincën e Foggia. 11 persona, me shumë mundësi ekstra-komunitarë, kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Përplasja e fortë ka ndodhur mes një kamioni me targa bullgare në të cilin kishte shumë meshkuj me origjinë afrikane.

Shkaqet e përplasjes ende po vlerësohen. Vetëm të shtunën e kaluar, në të njëjtën orë, pati një tjetër aksident trafiku serioz, në rrugën provinciale 105 midis Ascoli Satriano dhe Castelluccio dei Sauri, ku vdiqën katër punëtorë të fermave, të gjithë emigrantët dhe katër shtetas të tjerë u plagosën rëndë .
Shtuar më 06/08/2018, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori