Përplasen trenat në Gjermani, ka të vdekur
Pëlqej
Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor. Siç raportojnë mediat gjermane një tren pasagjerësh u përplas me një tren i cili kishte qendruar në stacion.

Aksident ndodhi në zonën Schëabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg.

Një zëdhënësi i policisë tha se viktimë nga aksidenti mbetën shoferi dhe një pasagjer.

Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës. "Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse", tha një zëdhënës i policisë.


Shtuar më 08/05/2018, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori