Përplasen trenat në Çeki, dy të vdekur dhe 30 të tjerë të lënduar (FOTO LAJM)
Të paktën dy njerëz ndërruan jetë dhe 30 të tjerë u lënduan, pasi dy trena u përplasën mes vete në veriperëndim të Çekisë pranë kufirit me Gjermaninë, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi në rrugën midis qytetit të Pernink rreth 10 kilometra afër Gjermanisë dhe fshatit Nove Hamry, në rajonin e Karlovy Vary.

Agjencia e lajmeve CTK, njoftoi se trenat u përplasën rreth 1 kilometër afër stacionit të Pernink.

Njëri prej trenave ishte drejtuar për në Johanngeorgenstad të Gjermanisë.

Ndërkohë, shërbimet e urgjencës gjermane i erdhën në ndihmë personave të lënduar në vendin e aksidentit, një zonë kjo gjerësisht kodrinore.
Shtuar më 07/07/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori