Përplasen trenat, 6 të plagosur në Itali
Gjashtë persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Itali. Sipas mediave një tren doli nga shinat ndërsa i afrohej terminalit në stacionin e Romës, rreth 30 km në orë dhe u përplas me tjetrin i cili ishte në këtë platformë.


Të dy trenat, njëri nga Milano në veri dhe tjetri nga Napoli në jug, ishin pjesë e kompanisë Trenitalia. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori