E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Përplasen dy autobusë, humbin jetën 60 udhëtarë
60 njerëz thuhet se ishin djegur për vdekje kur dy autobusë u përplasën në Gana jugore.

Policia e Ganës konfirmoi se 60 persona mbetën të vrarë në tragjedinë, që ndodhi rreth orës 2.00 të premten.

“Mjetet po udhëtonin në drejtime të ndryshme kur ndodhi përplasja”, tha komandanti i policisë, Joseph Antwi Gyawu për AFP.

“Të paktën 60 njerëz janë konfirmuar të vdekur kur një nga autobusët e kaploi zjarri në mënyrë serioze,” shtoi ai.

Secili prej autobusëve kishin rreth 50 udhëtarë në kohën e rrëzimit.

Shërbimet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes, duke përfshirë zjarrfikësit për të vënë në lëvizje automjetet që flaknin.
Shtuar më 22/03/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori