Përmbytjet shkaktojnë "kërdi" në Francë, rritet numri i viktimave (VIDEO)
Pëlqej
foto ilustruese
Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut në jug-perëndim të Francës, përmbytjet kanë shkaktuar dhjetra viktima.

Niveli i ujit po rritet me shpejtësi, ndërsa autoritetet raportojnë për 13 viktima deri më tani ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit me gjashtë helikopterë janë përpjekur që t’i shpëtojnë njerëzit që kishin hipur përmbi çatitë e shtëpive, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.

Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori