Bora dhe ngricat në Kukës, si paraqitet situata (FOTO LAJM)

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka paraqitur situatën e deritanishme në këtë qark.

Sipas burimeve të tyre, situata në akset rrugore paraqitet fatmirësisht e mirë, pasi të gjitha akset janë të kalueshme.

Reagimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Kukes:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 04.12.2021 është si më poshtë;

>Situata e motit

Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.

Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 4.12.2021 09:27