Përmbytjet në Kinë: 6 të vdekur, evakuohen 88 mijë të tjerë
Kina po përjeton një situatë tejet të vështirë dhe të jashtëzakonshme.

Shira të furishëm, përmbytje dhe erëra të fuqishëm, kanë goditur që prej javës së shkuar juglindjen e Kinës, në mënyrë të veçantë provincën e Jianxi ku janë regjistruar 6 të vdekur de ku 88 mijë persona janë evakuuar.

Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar. Autoritetet kanë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje për personat e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Shërbimet e emergjencës, shkruan agjencia zyrtare kineze Xinhua, kanë komunikuar që shirat do vazhdojnë deri në 12 qershor.


Shtuar më 09/06/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori