Përmbytje masive, Çekia shpall gjendjen e jashtëzakoshme
Në Çeki është shpallur gjendja e jashtëzakoshme në shkallë vendi, pasi niveli i ujërave të ardhur nga lumenjtë e ka futur thuajse të gjithën nën ujë.

Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke janë rritur ndjeshëm gjatë natës dhe autoritetet janë detyruar të hapin dyert e digave të ndryshme në jug të vendit. Në kryeqytetin e vendit, Pragë, po ngrihen barriera metalike për të penguar ujin e tepërt të lumit Vltava.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se rreth 3 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në perëndim të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori