Shpërthen makina në autostradë, dyshimet e para

Një automjet ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende zjarrfikëset.

Për pasojë, në autostradën Fier-Vlorë është bllokuar trafiku, duke bërë që të krijohen radhë të gjata makinash.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe as shkaqet e shpërthimit në flakë të automjetit.


Shtuar 16.06.2020 09:48