Përmbytje në Itali, një i vdekur
Në Verona të Italisë një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve që ka shkaktuar moti i keq. Viktima që mendohet të jetë 58 vjeç është gjendur në një garazh të përmbytur.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierë dhe ekipet e zjarrfikësve, ndërsa kanë mbërritur ekipe edhe nga Venezia.

Alarm ndërkohë edhe në qendër dhe veri të Italisë. Në Aosta ndërkohë është mbyllur autostrada shtetërore 26 – A, për shkak të rrëshqitjeve të dheut gjatë natës, ndërsa autoritetet kanë nisur ndërhyrjet për lirimin e rrugëve.

Nga ana tjetër duket se qyteti i Viçencës i ka shpëtuar një tjetër përmbytjeje, pas alarmit për daljen e lumit nga shtrati./albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori