“Amantia nuk vdiq nga COVID-19”, rrëfimi i motrës së 21 vjeçares që humbi jeten në Infektiv

Motra e Amantia Çarçiut, e cila u deklarua si viktima më e re e COVID-19 në vend, mohon që kjo gjë të ejtë e vërtetë.

Ai ka thënë se asnjë prej familjareve dhe shoqërisë se 21 vjecares nuk janë shoqëruar për të bërë tamponin.

Ajo thekson se motra e saj vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ankohej se kishte probleme me frymëmarrjen, mpirje të buzëve, krahut dhe gishtave. Edhe pas vizitave mjekësore, këshilla e parë që ajo kishte marrë kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha shrkuan joq.

Rrëfimi i motrës

Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua tju them tgjith botes qe motra ime nk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e rradhes per problemin e Amantias. Motra ime 4 dite ka qen me bajame te qelbezuara por jo me temperatur te theksuar. Esht kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne dark motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere.

Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nk kishin veshjen e pershtatshme per tna ardhur ne shtepi. Motra ime ka zbritur vet me kembet e saja per tek ambulanca. Ishte koshiente por ndiente mpirje. Amantias iu be tamponi, skaneri, e plot analiza te tjera dhe ne familjarve nuk na u tha kurr asnje rezultat.

Na thoshin vetem qe esht heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera. Kemi folur me motren gjat gjith kohes. Me bejn shum analiza na thoshte. Dime qe jan kujdesur shuuuum per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjat..as 24 ore jo Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte ber tamponi. Asnje nuk ka asnje simptom Amantia e ka mar virusin ne spital Amantia esht ndar nga jeta ne date 14 korrik jo ne 15 Ne familjareve na eshte dhen lajmi ne date 15 ne mengjes.

Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i zotit e ju mblodhen te gjitha por nuk iku me korona ne spital ..jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptom. As shoqeria jon..as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME. U moren serjozisht me Amantian por ishte fati i tille..un kam pengje te tjera qe do ti ndjek deri ne fund. Kam shum boshlleqe per te plotsuar per kete situat. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI U detyrova te shkruaj ti qetsoj sado pak shpirtin motres.


Shtuar 18.07.2020 11:05