Ka arritur në 72 numri i viktimave pas fundosjes së një varke në lumin Niger, rreth 1 javë më parë.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e dhjetëra udhëtarëve të tjerë, pasi varka u rikthye në sipërfaqe të ujit, deklaroi ministri i Sigurisë së Malit, Sada
Samake.
Ai shtoi se 210 persona i mbijetuan aksidentit, në të cilën mjeti
lundrues u
fundos pranë Konna, teksa po i drejtohej veriut nga Mopti, në Timbuktu. “
Ekipet e shpëtimit kanë mundur ta rikthejnë atë në sipërfaqe”, tha gjeneral
Samake, gjatë një konference për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2013,
ora 12:40