Përmbyset një barkë më qindra emigrantë në Mesdhe
Një barkë që po barte qindra njerëz, është përmbysur ditën e sotme në Mesdhe larg ishullit grek, Crete, ndërsa një operacion i madh i shpëtimit ka nisur menjëherë, njofton roja bregdetare greke.

“Numri i njerëzve mund të jetë me qindra,” një zëvendëse e rojës bregdetare greke ka thënë, njofton The Guardian.

“Njerëzit janë në ujë, anijet po hedhin goma shpëtimi në ujë dhe po vijnë për t’i shpëtuar emigrantët”, gjithashtu ka shtuar ajo.

Ajo tha se një anije kalimtare e vërejti një barkë duke u fundosur rreth 75 milje detare larg ishullit Crete, që është ishulli më i madh grek, në detin jugor Aegean./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori