Përloti botën, rrëfimi i plotë i Meghan Markle rreth abortit të saj (FOTO LAJM)

"Ishte një mëngjes korriku që filloi si çdo ditë tjetër e zakonshme: Bëj mëngjesin. Ushqej qentë. Marr vitaminat. Gjej atë çorape që mungon. Lidh flokët bisht para se ta marr djalin nga krevati. Pasi i ndryshova pelenën, ndjeva një ngërç të mprehtë. Rashë në dysheme me të në krahë, duke vendosur një ninullë për të na mbajtur të dy të qetë, melodia e saj e gëzueshme ishte një kontrast i fortë me sensin tim se diçka nuk ishte në rregull. E dija, që ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbja të dytin. Disa orë më vonë, u gjenda në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e bashkëshortit tim. Ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij dhe i puthja nyjet, të lagura nga lotët tanë...U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim.

Duke parë zemrën e thyer të Harry-it, teksa përpiqej të mblidhte copat e thyera të zemrës time, kuptova se mënyra e vetme për të filluar shërimin është që së pari të pyes: "A je mirë?"

Ky vit na ka thyer të gjithëve në shumë drejtime. Humbja dhe dhimbja kanë pllakosur secilin prej nesh. Kemi dëgjuar shumë histori: Një grua fillon ditën e saj, normale si çdo ditë tjetër, por më pas merr një telefonatë se ajo ka humbur nënën e saj të moshuar nga Covid-19. Një burrë zgjohet duke u ndjerë mirë, ndoshta pak i lodhur, por asgjë e jashtëzakonshme. Ai rezulton pozitiv për koronavirusin dhe brenda disa javësh, ai - si qindra mijëra të tjerë - ndërron jetë.

Kur isha në adoleshencën time të vonë, u ula në pjesën e pasme të një taksie duke nxituar përmes zhurmës së Manhatanit. Shikoja nga dritarja dhe pashë një grua me një lumë lotësh që fliste në telefon. Ajo ishte duke qëndruar në trotuar, duke jetuar një moment privat shumë publikisht. Pyeta shoferin nëse duhet të ndalemi për të parë nëse gruaja kishte nevojë për ndihmë. Ai shpjegoi se njerëzit aty e jetojnë jetën personale në hapësira publike. 'Mos u shqetëso, dikush do ta pyesë nëse është mirë.'

Tani, gjithë këto vite më vonë, në izolim dhe mbyllje, duke pikëlluar humbjen e një fëmije, unë mendoj për atë grua në New York. Po sikur të mos jetë ndalur askush? Po sikur askush të mos e ketë parë duke vuajtur? Po sikur të mos e ketë ndihmuar askush? Do të doja të kthehesha dhe të ndaloja. Ky, është rreziku i të jetuarit 'me nxitim'- ku momentet e trishtuara, të frikshme ose të shenjta jetohen të gjitha vetëm. Askush nuk ndalet të pyesë: "A je mirë?"

Të humbësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes sonë, Harry dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre do të kishin vuajtur nga aborti spontan. Megjithatë, përkundër kësaj dhimbjeje të përbashkët, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) dhe duke përjetësuar një cikël të vetmuar të vajtimit. Disa kanë ndarë me guxim historitë e tyre; e kanë hapur derën, duke ditur që kur një person flet të vërtetën, kjo u jep guxim gjithë të tjerëve të bëjnë të njejtën gje. Ne kemi mësuar se kur njerëzit na pyesin se si ndihemi dhe kur ata me të vërtetë e dëgjojnë përgjigjen, me një zemër dhe mendje të hapur, ngarkesa e pikëllimit shpesh bëhet më e lehtë - për të gjithë ne.

Pra, për këto 'Falenderime', po planifikojmë një festë ndryshe nga më parë - shumë prej nesh u ndanë nga të dashurit, janë vetëm, të sëmurë, të frikësuar dhe ndoshta duke luftuar për të gjetur diçka, diçka, për të qenë mirënjohës - le të angazhohemi që të pyesim të tjerët , "A jeni mirë?".
Jemi të distancuar fizikisht, por e vërteta është se ne jemi më të lidhur se kurrë për shkak të gjithçkaje që kemi duruar individualisht dhe kolektivisht këtë vit.

Ne po përshtatemi me një normale të re ku fytyrat fshihen nga maskat, por kjo po na detyron të shohim në sytë e tjetrit - herë të mbushur me ngrohtësi, herë të tjera me lot. Për herë të parë, në një kohë të gjatë, si qenie njerëzore, me të vërtetë po shohim njëri-tjetrin.

A jemi mirë?

Ne do të jemi."
Shtuar më 26/11/2020, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori