Përlotën botën, nxirren nga shpella të 12 futbollistët e vegjël
Pas më se dy javësh të bllokuar në kushte të këqija shëndetësore brenda një shpelle në Tajlandën veriore, të 12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre më në fund janë shpëtuar.

Pas misionit të shpëtimit që zgjati më shumë dy ditë u nxorën nga shpella katër anëtarët e fundit të ekipit të futbollit dhe trajneri i tyre.

Operacioni i kryer nga zhytësit tajlandezë dhe të ata të huaj, bëri të mundur nxjerrjen jashtë të 12 djemve dhe trajnerit të tyre pas 3 ditësh të mundimshme dhe plot ankth.

Misioni filloi ditën e diel, kur u shpëtuan nga 4 djemtë, vijoi më pas të hënën me shpëtimin e 4 të tjerëve dhe u mbyll para pak minutash me nxjerrjen jashtë shpellës të pjesës së mbetur, 4 sportistëve dhe trajnerit.

Fëmijët dhe trajneri janë dërguar në spital dhe sipas raportimeve janë shëndoshë e mirë. Ata janë të moshave nga 11 deri në 16 si më poshtë.

Chain Vibulrungruang (i njohur si as Titan), 11

Panamas Sangdee (i njohur si as Mig) 13

Duganpet Promtep (i njohur si as Dom), 13

Adul Sam-on, 14

Somepong Jaiwong (i njohur si as Pong), 13

Mongkol Booneiam (i njohur si as Mark), 14

Nattawut Takamrong (i njohur si as Tern), 14

Peerapat Sompiangjai (i njohur si as Night), 17

Ekarat Wongsukchan (i njohur si as Beë), 14

Prajak Sutham (i njohur si as Note), 15

Pipat Pho (i njohur si as Nick), 15

Pornchai Kamluang (i njohur si as Tee), 16

Assistant coach Ekapol Chantawong (i njohur si as Akeake), 25

Kujtojmë këtu se ngjarja ka ndodhur më 23 qershor në kompleksin e shpellës në rajonin Chiang Rai, në veri të Tajlandës.

12 fëmijët u futën në shpellë në kohë me diell, por për fatin e tyre të keq atë ditë nisën shira të rrëmbyeshme dhe ata mbetën të bllokuar për 9 ditë derisa u lokalizuan se ku ishin.
Shtuar më 10/07/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori