Përleshje me thika në Spanjë, humb jetën shqiptari
Një përleshje me thikë në Barcelonë të Spanjës ka qenë fatale për një shqiptar të Kosovës nga Gjakova.

Indeksonline mëson se në përleshjen me thikë që ndodhi para tri ditësh në Gottico të Barcelonës është përfshirë shqiptari tashmë i ndjerë, Bujar Gashi.

Pavarësisht se ambulanca e sistemit emergjent të mjekësisë arriti në vendngjarje, nuk mundi ta shpëtojë jetën e kosovarit.

Personi i dyshuar i cili ishte përfshirë në këtë përleshje, është arratisur dhe Policia e Barcelonës e ka shpallur në kërkim.
Shtuar më 08/06/2018, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori