Përleshje me armë, tre të vdekur në SHBA (FOTO-LAJM)

Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën tri të tjerë janë lënduar në një përleshje me armë, pas përlasjes së disa makinave në Las Vegas, SHBA. Pesë makina u përplasën me njëra-tjetrën, përfshi edhe një taksi që u përfshi nga flakët, duke vrarë 3 persona.


Personat që ndodheshin në një Maserati dhe një SUV po qëllonin me armë, para se Maserati të godiste taksinë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës. Të plagosurit, sipas policisë, janë dërguar në spital. Ky është incidenti i tretë që ndodh në më pak se një muaj në qytetin e kazinove. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori