Përleshje masive gjatë një demonstrate në Barcelonë (VIDEO)
>
Pëlqej
Një marsh që nisi paqësor në Barcelonë është përshkallëzuar në dhunë fizike pasi palët e kundërta në debatin rreth pavarësisë së Katalonjës filluan të hidhnin karrigeve dhe tavolina ndaj njëri-tjetrit.

Marshi u mbajt paqësisht në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit, me një atmosferë festive.

Megjithatë, përleshjet e kapura në kamerë tregojnë se sa të thella janë ndarjet mes disa separatistëve dhe unionistëve.

Personat e përfshirë në këtë përleshje valëviten flamuj spanjollë dhe katalanë teksa e gjuanin njëri-tjetrin me çka do që mundnin para se policia të arrinte. /albeu.com/



Shtuar më 12/10/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori