E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Perkujtohet Masakra e Srebrenices, Tadic apel per pajtim
Albeu.com
Presidenti serb Boris Tadiç, me rastin e 15 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës ka lancuar një apel për pajtim. Tadiç ka qenë i pranshëm në ceremonitë përkujtimore të organizuara për këtë rast në Bosnje, në qytezën ...... boshnjake ku në korrik të 1995, u regjistrua maskra më e rëndë që nga lufta e dytë botërorë. Ndërkaq Radovan Karadziç, lideri politik i serbëve të Bosnjes, përgjegjës për këtë masakër së bashku me Ratko Mladiç, është dekoruar nga partia e tij. Në Srebrenicë, paraditen e së dielës ka filluar ceremonia e shënimit të 15 vjetorit të vrasjes të mbi 8 mijë boshnjakëve në këtë qytet. Presidetni serb Boris Tadiç ka vendosur edhe një kurorë me lule në kompleksin memorial në Potoçar, në Srebrenicë. Tadiç, ka deklaruar, sipas B92, se shpreh keqardhje për krimin e ndodhur 15 vite më parë. Ndër të tjera, Tadiç ka theksuar se "Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi për ndalimin dhe arrestimin e autorëve të krimeve të luftës, veçanërisht të Ratko Mlladiçit", në mënyrë që njerëzit të jetojnë bashkërisht. Ndërkaq masakra është përkujtuar edhe nga emra të politikës ndërkomëbtare. Masakra e Srebrenicës ka turpëruar eruopën, ka thënë kreu i qeverisë britanike, Dejvid Kamerun. Masakra e Srebrenicës nuk duhet harruar kurrë dhe ajo është një genocid që ka turpëuruar gjithë Evropën, ka shtuar ai.
"Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit, u shpreh keqardhjen time të thellë", thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik.
"Për hir të viktimave, jemi të obliguar që t'i kërkojmë pandalur të akuzuarit për këtë krim, derisa ata të sillen para drejtësisë. Qeveria britanike nuk do t'i ndalë përpjekjet për të sjellë Ratko Mlladicin para Tribunalit të Hagës, por edhe të arratisurit e tjerë, si Goran Haxhic etj. Në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme për Bosnjën dhe rajonin", thuhet në deklaratën e Kameron.
Maskra e ndërmarë nga forcat serbe, ndaj më shumë se 8000 mijë burrave dhe djemëve në Srebrenicë pesëmbëdhjet vjet më parë, është duke u përkujtuar në Bosnje-Hercegovinë. Ajo është e cilësuar si një nga mizoritë më të mëdha në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Qindra njerëz u mblodhën në varrezat e Potoçarit. Rradhë arkivolesh me mbetjet e trupave të më shumë se 700 viktimave të identifikuara janë varrosur në këtë ditë. Ky është varrimi më i madh kolektiv në 10 vjetët e fundit. Në mesin e 774 boshnjakvë myslimanë do të varroset edhe katoliku Rudolf Hren, i cili po ashtu humbi jetën më 11 korrik të vitit 1995. Masakara është njohur ndërkombëtarisht si genocid.
Deri më tani, në qendrën përkujtimore Potoçari janë varrosur 3749 viktima. Mbi 4000 mbetje mortore duhet të identifikohen ende.
Shtuar më 11/07/2010, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori