Përkujtohet 100-vjetori i mbytjes së Titanikut
Një seri ceremonish zhvillohen në të gjithë botën për 100-vjetorin e mbytjes së "Titanikut" ndersa një ceremoni është zhvilluar edhe në kantierin detar ku u ndërtua transoqeaniku në Belfast.

Një ceremoni përkujtimore u realizua edhe në Atlantik, në vendin ekzakt në të cilin u mbyt anija më e madhe e kohës, tragjedi që i kushtoi jetën 1 512 viktimave. Me mijera persona nga Las Vegasi, San Diego, Hjuston, Singapori, Irlanda dhe Britania kanë vendosur lule dhe janë lutur, në muzetë dedikuar “Titanikut”.

“Titaniku” u përplas me një akullnajë në mbrëmjen e 14 prillit, për t’u mbytur disa orë më pas, në atë që ishte udhëtimi i parë nga Britania, drejt SHBA-së. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori