Përkeqësohet situata në Venezuelë, 3 të vrarë në protestat anti-qeveritare
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Venezuelë, në protestat që po zhvillohen kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro.

Një adoleshent në Karakas dhe një grua në San Kristobal, në afërsi të kufirit me Kolumbinë, u qëlluan për vdekje.

Ndërkohë, një anëtar i Gardës Kombëtare mbeti i vrarë në kryeqytet.
Disa dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Venezuelë për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të opozitës, të cilët mbahen në burg.

Nga ana e tij, presidenti Maduro akuzon opozitën se po sulmon policinë. Ai i akuzon ata edhe për plaçkitjen e dyqaneve, duke thënë se mbi 30 arrestime janë kryer në lidhje me këto akte. /albeu.com/


Shtuar më 20/04/2017, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori