E RËNDË/ 16-vjeçarja në Elbasan gjendet e pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë ne Elbasan.

Sipas burimeve, mësohet se një 16-vjeçare ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” të këtij qytetit, ku raportohet se 16-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët. Ndërkohë nuk dihet shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka marrë në pyetje të afërmit.