Peripecitë e emigrantëve, gruaja sjell në jetë vajzën në anijen e shpëtimit (FOTO LAJM)

Një grua në muajin e 9 të shtatëzanisë ka sjellë në jetë fëmijën e saj sapo ka hipur në anijen e shpëtimit.

Ajo udhëtonte në një anije drejt Italisë së bashku me partnerin e saj dhe 200 emigrantë të tjerë. Ndërsa po shpëtohej nga një anije spanjolle që po operonte në ujërat e Libisë asaj i filluan menjëherë dhimbjet e lindjes dhe solli në jetë një vajzë.

Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha Francisco Gentico, vullnetar në Ong ProActiva Open Arms. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori