Përhapën COVID-19 për t'u vendosur çipa njerëzve? Bill Gates reagon për herë të parë
Për herë të parë, Bill Gates u është përgjigjur akuzave të konspiracionit që qarkullojnë në lidhje me COVID-19.

Ai është shprehur i befasuar nga këto akuza duke i quajtur ato "të cmendura dhe dashakeqe".

Bashkëthemeluesi dhe filantropisti i Microsoft në një intervistë për "Reuters" tha se mund të jenë krijuar "teori të çmendura konspiracioni" për të dhe epidemiologun e lartë amerikan, Anthony Fauci, pjesërisht nga ndikimi i asaj që ai e quajti "pandemi virale dhe mediat sociale".

"Askush nuk mund ta kishte parashikuar që unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura mbizotëruese në këto teori me të vërtetë dashakeqe", tha Gates.
Shtuar më 27/01/2021, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori