Takimi me Hotin, Rama flet për hapjen e kufijve pa kontroll

Kryeministri Edi Rama dhe Avdullah Hoti janë takuar në një konferencë të përbashkët ku kanë sqaruar disa ccështje të rëndësishme.

Rama ka theksuar se temat kyce te diskutuara gjate takimit me Hotin ka qene Dogana e Kosoves ne Durres, njehsimi i dokumenteve per shkembimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-import dhe hapja e kufit pa kontroll per levizjen e njerezve.

“Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim j e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative deh juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama.

“Njehsimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njehsuar e të mos i kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë psh të AKU kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej por një dokument i vlefshëm për të dy vendet”- tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 3.07.2020 10:06