Përgjaket Viti i Ri në Siri, të paktën 19 viktima në Aleppo
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se si pasojë e përplasjes të armatosur mes forcave qeveritare dhe atyre opozitare në Aleppo, së paku 19 persona kanë mbetur të vdekur.

Merret vesh se në mesin e të vrarëve janë edhe 5 fëmijë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë.

Observatori thotë më tej se në këtë sulm kanë mbetur të plagosur edhe 32 persona të tjerë.

Aleppo është ndarë në dy zona, në atë që kontrollohet nga forcat qeveritare dhe atë që kontrollohet nga forcat rebele./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori