Aktivistët sirianë thanë se gjatësulmit të kryer nga
forcat qeveritare në një pjesë të Damaskut janë vrarë 35 persona dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre është torturuar paraprakisht.
Organizata vëzhguese e të drejtave të njeriut në Siri tha se
forcat e regjimit hynë në qarkun jug-perëndimor,
Xhadet Artuz, dhe "arrestuan 100 të rinj që ishin sjellë në shkollë për t`u torturuar".
Banorët thanë se para largimit nga qyteti
forcat qeveritare lanë prapa një numër të madh viktimash në rrugët dhe shtëpitë e qytetit.
Televizioni shtetëror, ndërkaq, njoftoi se "dhjetëra terroristë dhe mercenarë janë dorëzuar ose vrarë" në
Xhadet Artuz. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012,
ora 10:35