Perfundon punimet "Samiti i Kroacise"
Albeu.com
Hyrja e Kroacisë në BE është një fakt i ditur tashmë, ka deklaruar kryeministrja kroate Jadranka Kosor, në mbyllje të Samitit në Dubrovnik. "Mesazhi është se Kroacia do ta mbështesë fuqishëm integrimin euro-atlantik ...... të fqinjëve tanë, e sidomos kur të bëhet anëtare e Unionit", ka thënë shefja e Qeverisë kroate.

Ajo tha se nga homologët e vendeve anëtare të BE-së ka marrë mbështjetjen e pakursyer për përfundimin e negociatave për anëtarësim në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa bisedat me kryeministrat e vendeve të rajonit ishin të përqendruara në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Në Samitin dyditor të Kroacisë kanë marrë pjesë afro 15 kryeministra dhe ministra të jashtëm të vendeve të rajonit dhe BE-së. Ata diskutuan rreth integrimeve euro-atlantike dhe sfidave me të cilat po ballafaqohen, për shkak të krizës ekonomike.Serbia ka bojkotuar takimin, për shkak të pranisë së Kosovës.
Shtuar më 10/07/2010, ora 18:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori